Flet heroi i Real Madridit (Video)

Sport December 10, 2016 - 23:17

Sergio Ramos ka shpëtuar edhe njëherë Real Madridin, duke shënuar golin e fitores në minutat e fundit të ndeshjes

Real Madridi ka marrë tri pikë me shumë vështirësi në “Santiago Bernabeu” ndaj Deportivos, ku në fund fituan 3:2, shkruan Gazeta Express.

Reali ishte duke barazuar deri në minutën e 92’të, kur ne skenë doli kapiteni Sergio Ramos, i cili shpëtoi edhe njëherë “Mbretërit”.

“Kjo ndodh kur luftoni deri në sekondat e fundit të ndeshjes”, tha Sergio Ramos.

“Jam shumë i lumtur. Luftuam shumë dhe kërkuam golat, në fund e arritëm falë shpirtit të ekipit që nuk u ndal asnjë minutë së besuari”, shtoi ai.