Arsenal mposht Baselin, Graniti feston kundër Taulantit (VIDEO)

Sport September 28, 2016 - 22:37

Granit Xhaka e fitoi edhe duelin e dytë kundër vëllait të tij, Taulantit. Mesfushori i Arsenalit mposhti Baselin e vëllait të tij, me rezultat 2:0 në duelin e xhiros së dytë në Grupin A të Ligës së Kampionëve. Graniti doli sërish fitues ndaj vëllait të tij, pas fitores me Zvicrën ndaj Shqipërisë në “Euro 2016”.

Të dy vëllezërit Xhaka e filluan ndeshjen në formacionet bazë të skuadrave përkatëse, kurse nga minuta e parë tek “Gunners” luajti edhe mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi. Arsenali e nisi më mirë ndeshjen dhe kaloi në epërsi në minutën e shtatë me golin e Theo Walcott. I njëjti futbollist shënoi prapë në minutën e 26-të, duke e vendosur Arsenalin nën kontroll të plotë të ndeshjes, pas përfundimit të pjesës së parë. Pas intervalit, ekipi i menaxherit Arsene Wenger e administroi lojën, përcjell "Zëri.info".

Mirëpo, nuk realizoi më, njësoj sikurse Basel që ishte i pafuqishëm përball kundërshtarit në formë të mirë në periudhën e fundit. Të dy vëllezërit Xhaka luajtën tërë takimin, njësoj sikurse edhe Mustafi. Në duelin tjetër në Grupin A, Paris Saint-Germain mposhti Ludogorets Razgrad me rezultat 3:1.

Natanael kaloi bullgarët në epërsi por Edinson Cavani shënoi dy herë, ndërsa Blaise Matuidi shtoi një gol tjetër për fitoren e gjigantit francez. Kurse, Napoli mposhti me rezultat të thellë Benfican me rezultat 4:2 në duelin e tyre në Grupin B. Marek Hamsik kaloi skuadrën italiane në epërsi në minutën e 20-të, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë. Por, Napoli luajti edhe më mirë në të dytën duke shënuar golin e dytë nëpërmjet Dries Mertens.

Përforcimi i ri, Arkadiusz Milik realizoi të tretin nga penalltia para se Mertens ta shtonte të dytin e tij dhe të katërtin për skuadrën vendase ndaj portugezëve të pafuqishëm. Krejt çfarë arriti të bënte Benfica ishte realizimi i dy golave nëpërmjet Goncalo Guedes dhe Eduardo Salvio. Në takimin tjetër, Besiktas dhe Dynamo Kiev u ndanë në barazim 1:1.

Ricardo Quaresma kaloi vendasit në epërsi. Por, Viktor Tsigankov barazoi rezultatin me golin e tij në minutën e 65-të. Në Grupin C, Barcelona u rikthye nga disavantazhi dhe mposhti Borussia Monchengladbach me rezultat 2:1. Gjiganti katalan e nisi keq duelin duke e mbyllur pjesën e parë në disavantazh prej një goli. Thorgan Hazard shënoi në minutën e 34-të për epërsinë e skuadrës gjermane, derisa gjiganti katalan vuante t’i konkretizonte sulmet në mungesë të Lionel Messit të lënduar.

Por, gjithçka ndryshoi në pjesën e dytë kur Arda Turan e barazoi rezultatin në minutën e 65-të. Kurse, vetëm nëntë minuta më vonë, Gerard Pique realizoi nga afërsia për avantazhin e në fund edhe fitoren e Barcelonës. Kurse, Ballafaqimi solli plot katër gola në pjesën e parë. Celtic kaloi dy herë në epërsi me golat nga Moussa Dembele dje autogolit të Raheem Sterling. Por, Fernandinho dhe Sterling shënuan duke barazuar për “Citizens”, brenda më pak se gjysmë ore lojë. Dembele shënoi sërish për Celticun në pjesën e dytë, por Nolito barazoi për “Citizens”, që dolën të pamposhtur nga Skocia.

Atletico feston kundër Bayernit

Atletico Madrid mposhti Bayern Munichun me rezultat 1:0 në “Vicente Calderon” në duelin e tyre në Grupin D. Skuadra e Diego Simeones e mbylli pjesën e parë në epërsi prej një goli. Yannick Ferreira-Carrasco shënoi në minutën e 35-të duke mposhtur portierin e bavarezëve, Manuel Neuer. Bayern nuk gjeti përgjigje dhe Atletico ruajti avantazhin duke marrë tri pikë të mëdha. Rostov dhe PSV Eindhoven barazuan 2:2.

Grupi A

Arsenal – Basel 2:0

Ludogorets – PSG            1:3

Grupi B

Besiktas – Dynamo Kiev                1:1

Napoli – Benfica               4:2

Grupi C

M’Gladbach – Barcelona               1:2

Celtic – Man City              3:3

Grupi D

Atletico M – Bayern M   1:0

Rostov – PSV Eindhoven               2:2 

 


Theo Walcott Goal - Arsenal 1-0 Basel 28.09.2016 by Football--Live
Theo Walcott 2nd Goal HD - Arsenal 2-0 FC Basel... by goalall