Barcelonë, urime transferi i ri (FOTO)

Sport August 24, 2016 - 19:35

Paco Alcacer ditëve në vazhdim me shumë mundësi do t’i bashkohet Barcelonës.

Gazeta spanjolle ‘AS’, shkruan se Valencia i ka dhënë dritën e gjelbër sulmuesit që t’i bashkohet skuadrës së Luis Enrique.

Barcelona këtë afat kalimtar ka qenë në kërkim të një sulmuesi, dhe Alcacer që është vetëm 23 vjeçar është emri më i dëshiruari nga katalanët, duke pasur parasysh edhe moshën e tij, përcjell Lajmi.net.

Tani mbetet që Valencia dhe Barcelona të gjejnë gjuhën e përbashkët, gjë që sipas ‘AS’ nuk paraqet ndonjë problem, pasi të dy skuadrat kanë raporte të mira dhe këtë e dëshmojmë transferimet që kanë bërë mes vete viteve të fundit.

Image