Verrati nuk largohet

Sport July 30, 2016 - 15:55

Mesfushori italian, Marco Verratti nuk e ka ndërmend të largohet nga Paris Saint-Germain.

Ky i fundit i ka mohuar zërat se mund të transferohet te Real Madrid gjatë kësaj vere.

Gjatë këtyre ditëve është folur se “Los Blancos” do të nënshkruaj me italianin pasi dështuan ta transferojnë Paul Pogban nga Juventusi. “Deri sa të fitojmë Ligën e Kampionëve unë do të qëndroj tek PSG.

Ky është qëllimi që i kam vendosur vetës. Është mirë kur një ekip i madh si Real Madridi është i interesuar, por kam vendosur të fitojë me Parisin”, ka deklaruar ish futbollisti i Pescaras për Le Parisien.

23-vjeçari është pjesë e kampionëve francez që gjashtë vite kur u transferua nga Pescara, në vitin 2012, për 10 milionë euro, duke regjistruar deri më tani 105 paraqitje dhe shënuar dy gola