Higuain kalon në Juventus, prifti e mallkon

Sport July 26, 2016 - 23:21

Gonzalo Higuain vijon ende të ketë kritika pas transferimit nga Napoli për te Juventus, me tifozët që po protestojnë, dhe tani edhe një prift dënoi vendimin e sulmuesit

Lojtari argjentinas, i cili shënoi 36 gola gjatë sezonit të kaluar, u zyrtarizua si futbollist i Juventusit për 90 milionë euro.

Ndërkohë, një prift ka folur nga altari në qytezën napolitane të Agerola për të dënuar lakminë e tij për para.

“Napolitanët janë shumë të mërzitur nga shitja e Higuainit, por do të sfidoja këdo prej jush të refuzonte gjithë atë para që iu ofruan. Por, Zoti i mallkon lakmitarët e botës”, thotë prifti Don Giuseppe Milo gjatë një martese të mbajtur në San Paolo, shkruan tuttonapoli.net.

“Por dëgjoni, më lejoni t’ju hap sytë, a është interesi i lëvizjes i bazuar te qejfi? Djaloshi i gjorë mori një propozim të madh dhe e pranoi, ky është mentaliteti njerëzor. Zoti, gjithsesi, nuk mendon kështu”, shtoi ai. /Express/