Premiera e filmit “Your Move” mbledhë të famshmit sonte në Cineplexx

Kultura April 13, 2018 - 16:26
Lexo detajet

Premiera në Prishtinë e filmit “Your Move” pritet të mbledh sonte në ambientet e kinemasë Cineplexx shumë personalitete të shquara të artit dhe kulturës, shkruan "Zëri.info".

LEXO EDHE: Aktorët hollywoodianë mirëpriten në Cineplexx

Nga ora 20:30 do të bëhet parakalimi mbi tapet të kuq i aktorëve Robert Davi dhe Luke Goss, si dhe mbi 450 të ftuarve ku bëjnë pjesë artistë kosovarë e fytyra publike, të cilët kinemaja Cineplexx i ka ftuar për këtë premierë.

LEXO EDHE: Luke Goss: Kosova duket sikur po lulëzon

Ardhja në Prishtinë e aktorëve Robert Davi dhe Luke Goss po konsiderohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme të kulturës. /Zëri/