Aktorët hollywoodianë mirëpriten në Cineplexx

Kultura April 13, 2018 - 15:59
Lexo detajet

Dy aktorët e njohur hollywoodianë, Robert Davi dhe Luke Goss po qëndrojnë këtë të premte në Prishtinë, shkruan "Zëri.info".

Ata kanë ardhur për premierën e filmit “Your Move”, që do të shfaqet në kinemanë Cineplexx. Image

Pas premierës që u dha për media në këtë kinema aktorët Davi dhe Goss u shprehen të lumtur që e kanë sjellë filmin e tyre në Kosovë. Bashkë me ta ishte edhe ndihmës-producenti dhe biznesmeni shqiptar, Duka Gërvalla. Image

Prishtina është një prej vendeve ku premiera është botërore, pasi në ditët në vijim premiera e filmit është në Tiranë, Los Anxheles dhe Sidnei. Pos aktorëve, të pranishëm janë edhe producenti i filmit, Cedric Magnin dhe ndihmësi i tij, biznesmeni shqiptar, Duka Gërvalla. /Zëri/

Image 
Image 
Image