Luke Goss: Kosova duket sikur po lulëzon

Kultura April 13, 2018 - 16:20
Lexo detajet

Aktori hollivudian që erdhi në Prishtinë për premierën e filmit “Your move”, regjinë e të cilit e ka bërë vet, gjatë konferencës për media në Kinemanë Cineplexx u shpreh falënderues për mikpritjen.

Ai tha se përshtypja e parë që pati për Kosovën ishte sikur të shihte diçka që lulëzon, shkruan "Zëri.info".

LEXO EDHE: Aktorët hollywoodianë mirëpriten në Cineplexx

“Gjëja e parë që vura re kur erdha këtu është se duket sikur po lulëzon. Ka një sens të faljes. Lulëzim. Mikpritja ishte shumë e mirë dhe e ngrohët”, tha Goss.

I kënaqur për vizitën këtu u shpreh edhe kolegu i tij Robert Davi, i cili dukej edhe i informuar për historinë e vendit.

LEXO EDHE: Robert Davi: Sa mirë me qenë në Kosovë

“Për mua si amerikan, e di që sapo keni festuar 10 vjetorin e Pavarësisë, pastaj ishte përvjetori i vdekjes së Adem Jasharit në mars. Ky shtet po kalon në këto vështirësi. Edhe karakteri i Luke në këtë film kalon nëpër këto vështirësi. Ne kemi lexuar për Kosovën në lajme por të vish këtu dhe të njoftohesh me njerëzit prekëse”, tha Davi. /Zëri/