Tre të lënduar në aksident trafiku në Suharekë

Kronika February 12, 2016 - 12:40

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në një aksident trafiku që kishte ndodhur dje në Suharekë kanë mbetur të lënduar tre persona.

“Raportohet për një aksident trafiku në mes të dy veturave civile, ku si pasojë lëndime trupore kanë pësuar tre meshkuj (shqiptarë). Të lënduarit janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë.