Vdekja e ukrainases në Kosovë, raportohet arrestimi i një personi, dyshohet se ishte me të në veturë

Vdekja e ukrainases në Kosovë, raportohet arrestimi i një personi, dyshohet se ishte me të në veturë

Kronika April 17, 2024 - 22:46

Një person është arrestuar lidhur me rastin tragjik të vdekjes së 23-vjeçares ukrainase, O.K., në autostradën “Arbën Xhaferi”, në muajin shkurt. Personi që u prangos dyshohet se natën kritike ka qenë me viktimën në veturën e tij.

Sinjali raporton se i arrestuari nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Mos evitimi i rrezikut” është H.G 36-vjeçar. Ndaj tij, Prokurori i Shtetit tashmë ka lëshuar urdhër për ndalim policor.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se si rezultat i hetimit të nisur nga Hetimet Rajonale në Ferizaj në koordinim me Prokurorin e Shtetit, u zbulua se i dyshuari e kishte lënë viktimën në autostradë dhe më pas të njëjtën e ka goditur një automjet.