Dy të vdekur në një aksident në Suharekë

Dy të vdekur në një aksident në Suharekë

Kronika April 28, 2024 - 18:50

Dy persona kanë vdekur dhe një tjetër është lënduar si pasojë e një aksidenti mes një motoçiklete dhe një veture në magjistralen Prizren-Suharekë.

Zëdhënësi i Policisë rajonale për Prizren Vesel Gashi ka deklaruar se aksidenti ka ndodhur në hyrje të Suharekës rreth orës 17:35.

“Në këtë aksident janë përfshirë një automjet me targa vendore dhe një motoçikletë. Fatkeqësisht, ka ndërruar jetë drejtuesi i motoçikletës dhe bashkudhëtari i tij. Vdekjen e tyre e kanë konfirmuar mjekët në QKMF në Suharekë. Lëndime ka marrë bashkudhëtari i drejtuesit të automjetit, i cili ndodhet për trajtim mjekësor në Prizren”, tha ai.

Lidhur me rastin po merret Njësiti i hetimeve të trafikut rajonal të Prizrenit.

Zëdhënësi  Gashi apelon të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat pasi që vetëm në këtë mënyrë mund të parandalohen raste të tilla në të ardhmen.