Në dy raste të ndara, arrestohen tre të dyshuar për përfshirje në vepra penale të narkotikëve
Foto: PK

Në dy raste të ndara, arrestohen tre të dyshuar për përfshirje në vepra penale të narkotikëve

Kronika March 29, 2024 - 11:18

Policia e Kosovës, në vazhdën e luftës dhe parandalimit të trafikimit me lëndë narkotike, në dy raste të ndara, në tri rajone të ndryshme, ka sekuestruar lëndë narkotike të dyshuara për kokainë dhe marihuanë, si dhe ka arrestuar tre persona të dyshuar për përfshirje në veprat penale të narkotikëve.

Rasti i parë, operacioni policor i zhvilluar në rajonin e Prizrenit dhe Gjakovës ; Si rezultat i hetimeve disamujore bazuar edhe në urdhëresën me shkrim për kontroll të lëshuar nga gjykata kompetente, më datë 28.03.2024 Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik me njësitë e saj vartëse në Prizren dhe Gjakovë si dhe në asistencë të NJRSH-së dhe Forenzikës Kriminalistike kanë realizuar kontrolle në pronat e tre të dyshuarve meshkuj kosovarë.

Sipas njoftimit të Policisë thuhet se si prova materiale gjatë këtij operacioni janë sekuestruar disa qese plastike me substancë narkotike të dyshuar të llojit Kokainë me peshë 487.96 gram, dy peshore elektronike, tre (3) foli plastike një (1) role alumini, dy (2) shirita ngjitës/izolir, një (1) qese plastike me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 0.95 gram, tre (3) telefona mobilë, një armë zjarri ( pistoletë ) me 49 fishekë dhe një veturë me targa vendore.

“Lidhur me rastin njëri nga të dyshuarit ndodhet në arrati teksa dy nga të dyshuarit tjerë janë intervistuar në prezencë të avokatëve mbrojtës dhe pas intervistimit me vendim mbi ndalim nga prokurori i shtetit janë ndaluar për 48 orë”.

Rasti i dytë, Rajoni i Pejës; Njësia për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë - Pejë pas një pune operativo-hetimore në teren, më datë 28.03.2024 në Pejë ka ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar me veturë (me targa vendore).

Ndaj të dyshuarit është kryer një kontroll rutinë, me ç’rast në një pako cigaresh i janë gjetur 3 joint (cigare e mbështjellë me marihuanë) në peshë prej 2.3 gramësh.

Sipas njoftimit të Policisë në konsultim me prokurorin është kontrolluar edhe banesa e të dyshuarit në prani të avokatit të tij, ku gjatë kontrollit në banesë i janë gjetur: Një sasi e substancës së dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë prej 28.01 gram, një grinder për përgatitje/bluarje të mariahunës, Profesionalizëm / Integritet / Llogaridhënie, gjashtëmbëdhjetë (16) fara të llojit Kanabis Sativa, dy gota qelqi me një lëngë që dyshohet të jetë i llojit Kanabis Sativa me peshë rreth 50ml secila prej tyre, nëntë (9) vazo të vogla të dyshuara si të mbjellura me fara të Kanabis Sativa dhe të holla në vlerë prej 34.752 eurove.

“Lidhur me rastin i dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit kujdestar është lëshuar vendim mbi ndalimin në afat prej 48 orësh”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri

Image

 

Image