Gjashtë raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve, pesë nga të dyshuarit dërgohen në mbajtje
Foto: Ilustrim

Gjashtë raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve, pesë nga të dyshuarit dërgohen në mbajtje

Kronika March 29, 2024 - 10:32

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të fundit në Kosovë janë raportuar gjashtë raste të dhunës në familje.

Sipas njoftimit të Policisë, dy raste janë raportuar në Fushë-Kosovë, nga një në Lipjan, Prizren, Klinë dhe Rahovec, raporton Zeri.info.

Njoftimi i plotë:

Fushë-Kosovë / 28.03.2024 – 07:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se kishte sulmuar dy viktimat, një femër dhe një mashkull, kosovarë. Viktimave u është ofruar trajtim mjekësor dhe urdhër mbrojtës, ndërsa i dyshuari, që sipas familjarëve vuan nga probleme mendore, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Lipjan / 28.03.2024 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pas një mosmarrëveshjeje ka tentuar ta largojë me dhunë viktimën femër kosovare nga shtëpia. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Fushë-Kosovë / 28.03.2024 – 15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën ndikim të alkoolit, pasi pas një mosmarrëveshjeje familjare i ka sulmuar fizikisht dy viktimat, femra kosovare. Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Prizren / 28.03.2024 – 19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull me nënshtetësi gjermane, pasi dyshohet se në vazhdimësi ushtron dhunë kundër dy viktimave, meshkuj kosovarë dhe dy viktimave, femra kosovare. Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Klinë / 28.03.2024 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se kishte sulmuar fizikisht viktimën femër. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Rahovec / 27.03.2024 – 18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi pas një mosmarrëveshjeje në familje dyshohet se ka shkaktuar dhunë psikike dhe fizike ndaj viktimës femër kosovare. Palët janë intervistuar dhe me vendim prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt.