61-vjeçari i raportuar si i zhdukur në Prevallë gjendet në një humnerë, dërgohet në QKUK
Foto: Laura Hasani

61-vjeçari i raportuar si i zhdukur në Prevallë gjendet në një humnerë, dërgohet në QKUK

Kronika March 28, 2024 - 15:27

Është gjetur në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë, një ditë më parë.

Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, ku thuhet se viktima kishte rënë në një humnerë rreth pesë metra poshtë rrugës, raporton Zeri.info.

Ai është nxjerrë nga policia dhe me emergjencë është dërguar në Spitalin Rajonal të Prishtinës, pasi kishte lëndime sipërfaqësore, për të cilat është trajtuar.

Rastin për zhdukjen e tij e ka raportuar bashkëshortja e tij.

Njoftimi i plotë:

Më 27 mars 2024, në Stacioni Policor në Prizren, është raportuar se një person nga Ferizaj i cili bashkë me bashkëshorten e tij ishte në pushime në fshatin turistikë Prevallë, Prizren kishte dalë për shëtitje në natyrë dhe nuk ishte kthyer më.

Personi si i zhdukur është raportuar nga bashkëshortja e tij. Ajo raporton se bashkëshorti i saj është larguar nga vendbanimi rreth orës 18:30 dhe nuk dihet se ku është bashkëshorti i saj është A. M., i lindur më 1963.

Pas raportimit në Polici, janë dërguar zyrtarët policorë për të hetuar rastin dhe për të kërkuar viktimën, kërkimit i është bashkuar edhe njësia e Zjarrfikësve nga Prizreni, si dhe familjarët e të zhdukurit.

Të njëjtën dite, rreth orës 23:09, personi i zhdukur është gjetur, viktima kishte rënë në një humnerë rreth 5 metra poshtë rrugës, viktima është nxjerrë nga njësitet policore dhe me emergjencë është dërguar në Spitalin Rajonal në Prizren, pasi kishte lëndime sipërfaqësore, për të cilat është trajtuar.