Policia i shpall në kërkim katër të dyshuarit për vrasjet dhe plagosjet e djeshme në Prishtinë

Policia i shpall në kërkim katër të dyshuarit për vrasjet dhe plagosjet e djeshme në Prishtinë

Kronika March 27, 2024 - 18:45

Policia kërkon ndihmë për lokalizimin e dy personave që kryen vrasjen në Prishtinë dhe dy të tjerëve për plagosje

Policia e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët bashkëpunim për vendndodhjen e dy personave të dyshuar për vrasjen që ndodhi mbrëmë në Kolovicë të Prishtinës.

Policia bëri të ditur se personat e dyshuar që janë në kërkim për vrasjen e dyfishtë që ndodhi mbrëmë janë Ahmeti Berisha dhe Naim Berisha.

“Ndonëse janë ndërmarrë një sërë veprimesh nga ana e policisë, kërkimi i vazhdueshëm, bastisja e disa lokacioneve etj. personat e dyshuar vazhdojnë të ndodhen në arrati, andaj për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e vendndodhjes së personave të dyshuar  na kontaktoni direkt në:

E-mail: [email protected]; Tel 192; Facebook https://www.facebook.com/KosovoPolice”, thuhet në njoftimin e policisë.

Po ashtu, policia i ka shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë, të cilët dyshohen për plagosjen që ndodhi dje po ashtu në Kolovicë.

Image

Image

Të dyshuarit për të cilët kërkoi ndihmë policia për lokalizimin e tyre janë Fitim Doda dhe Arijan Sijarina, të cilët kërkohen për “veprën vrasje në tentativë që ka ndodhë në rrugën ‘Haxhi Zeka’ në Prishtinë”.

“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e vendndodhjes së personave të dyshuar,  na kontaktoni direkt në:

E-mail: [email protected]; Facebook: https://www.facebook.com/KosovoPolice/  ;Android #app: Lajmero Policine ; Tel: 192”, thuhet në njoftimin e policisë.

Image
Image