Këto janë ditët kur mbahet testi i radhës për kandidatët për policë të rinj

Kronika November 16, 2018 - 14:55
Lexo detajet!

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se 27 nëntor deri më 19 dhjetor do të mbahet testi i radhës i kandidatëve për policë të rinj.

Në një komunikatë për media, policia ka njoftuar se testit psikologjik do t’i nënshtrohen 507 persona.

Më poshtë njoftimi i plotë:

Bashkangjitur e gjeni listën me datën mbajtjes së testimit psikologjik.

Testi Psikologjik vazhdon sipas orarit në listën e bashkangjitur.

Kandidatët e ftuar për test psikologjik duhet të paraqiten me datën e caktuar në orar nga ora 08:30 në Klinikën e autorizuar të PK-së ”Aloka” (që gjendet në Veternik – rruga magjistrale për Ferizaj).

Kandidatët me vete duhet të kenë:

Letërnjoftimin ose pasaportën valide
Një laps kimik.

Vetëm kandidatët që përfundojnë me sukses testimin psikologjik do të informohen të njëjtën ditë nga zyrtari përgjegjës për datën dhe kohën e mbajtjes së kontrollimit mjekësorë.

Vëmendje:

Në bazë të nenit 44 Kreu V të Ligjit për Policinë, Ligjin e Punës Nr. 03/L-212 Kreu II neni 8, Ligji nr. 05/L-020 për Barazi Gjinore neni 5 dhe 6, Ligji nr. 05/L-021 për mbrojtjen nga diskriminimi neni 7, Udhëzimin Administrativ 04/2017 mbi marrëdhënien e punës në Policinë e Kosovës Kapitulli III neni 8, Vendimi i Drejtorit të Përgjithshëm datë: 26/03/2018 me nr ref: 01/0188, Policia e Kosovës nga data 16/04/2018 deri me datën 10/05/2018 ka pasur të hapur konkursin për zyrtar policor.

Duke u bazuar në vendimin e datës 26.03.2018 me nr ref: 01/0188 për zbatimin e masave të veçanta të përkohshme afirmative, Policia e Kosovës do të ndërmerr masa të veçanta të përkohshme me qëllim të garantimit të të drejtave të barabarta gjinore, promovimit të barazisë gjinore dhe me qëllim të rritjes së përfaqësimit të zyrtareve policore gra në Policinë e Kosovës.

Masat e veçanta që do të ndërmerr Policia e Kosovës do të zbatohen në procedurën e rekrutimit dhe punësimit në Policinë e Kosovës, në mënyrë që gjatë procesit të rekrutimit të zyrtarëve policorë nga të gjithë ata kandidatë që do të plotësojnë kushtet dhe kalojnë pragun e kalueshmërisë 70% përparësi do të këtë gjinia femërore.