Armë, plumb, para, dokumente… Pamje nga bastisja në shtëpinë e 'Burdushit'

Kronika November 16, 2018 - 13:04
Detajet

Policia dhe Prokuroria në këto çaste gjenden në shtëpinë e mjekut popullor, Hysri Peqani, i njohur si Burdushi.Aty Policia ka gjetur armë, plumba, para, CD-ja e telefona mobil dhe vula.

Gazeta Express ka siguruar pamjet nga shtëpia e Burdushit, ku shihet ekipi policor që ia ka bastisur shtëpinë atij sot në mëngjes. Aty Policia ka gjetur armë, plumba, para, CD-ja e telefona mobil dhe vula.

Image

Se në shtëpinë e Burdushit është kryer bastisje e ka konfirmuar edhhe prokurori Petrit Kryeziu. Ai tha se momentalisht ndodhen në shtëpinë e Burdushit por përveç konfirmimit se ka filluar bastisja nuk mund të japin më shume detaje.

“Na jemi këtu sapo kemi fillu bastisjen”, tha Kryeziu.

Image

Para pak ditësh Prokuroria Themelore e Prizrenit ka ngritur aktakuzë ndaj Peqanit për mashtrim të një klienti të tij, të cilit, sipas aktakuzës, ia ka marrë 2 mijë euro.

Image