Numër i madh i aksidenteve të ndodhura në 24-orët e fundit!

Kronika November 15, 2018 - 10:53
Lexo tjera detaje

Po vazhdon të mbetet i madh numri i aksidenteve të ndodhura në rrugët e Kosovës.

Sipas Policisë së Kosovës vetëm në 24-orët e fundit kanë ndodhur 26 ku prej tyre 6 aksidente janë me të lënduar, përcjell "Zëri.Info".

Prej këtyre 26 aksidente 20 janë vetëm me dëme materiale pa të lënduar.

Ndërsa edhe numri i gjobave të shqiptuara nga Policia e Kosovës në komunikacionin rrugor është mjaft i madh, ku vetëm në këto 24-orë janë shqiptuar 1198 gjoba./ZËRI

Image