Pas mosmarrëveshjes për pronën tre persona përleshen mes vete, bëhen për spital

Kronika November 15, 2018 - 10:20
DETAJET

Policia e Kosovës ditën e djeshme në fshatin Lladove të Gjilanit ka arrestuar tre persona të cilët kanë pasur një mosmarrëveshje e cila i dërgoi në përleshje mes vete, përcjell "Zëri.Info".

Sipas Policisë së Kosovës, dy nga të dyshuarit janë lënduar dhe pas kësaj është dashur te marrin tretman mjekësor.

 "Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje pronësore, janë rrahur mes veti. Dy të dyshuar kanë pësuar lëndime trupore dhe iu është ofruar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje", thuhet në raport./ZËRI