Asambilstit të VV-së, i shkon policia në mbledhje për ta arrestuar

Kronika October 22, 2018 - 11:26
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Asamblisti i lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës, Egzon Azemi përmes një postimi në “Facebook” ka bërë të ditur se Pokuroria ka lëshuar një fletë arrest ndaj tij, raporton 'Zëri.info". 

Azemi ka konfirmuar se ai tani gjendet në mbledhjen e KPF-së dhe se policia janë duke e pritur jashtë për ta arrestuar. Ai po ashtu ka thënë se nuk pranon të arrestohet me vetëdëshirë.

Egzon Azemi ka thënë për "Zërin", se arsyeja e lëshimit të fletarrestimit tij nga prokuroria në mëngjesin e sotëm janë protestat kundër Zajednicës e Demarkacionit, raporton "Zëri.info".

"Me gjasë rreth protestave të 2016 kundër Demarkacionit e Zajednicës", ka deklaruar Azemi për "Zërin".

Njoftimi i plotë:

Policia e Kosovës, herët në mëngjes erdhën tek shtëpia për të më arrestuar sepse Prokuroret e Lumezit e Kadrisë, kanë lëshuar fletë-arrest.

Aty s'më gjetën dhe duke e ditur se sot kemi mbledhje të KPF-së, kanë ardhur te Komuna e Prishtinës, civil e të uniformuar. Tash jemi në mbledhje e mbase ende po presin jashtë.

Andaj dua të ju njoftoj se arsyeja pse nuk i'u përgjigjemi thirrjeve të tilla është sepse asnjëherë nuk do i pranojmë gjykimet politike. Çdo veprim deri më sot e kam bërë me shpresë e besim për një jetë më të mirë për shumicën, kundrejt një pushteti pakicë që shet e fal gjithçka për karriget e tyre. E nëse për këtë duhët të arrestohem, në rregull... Veçse kurrë me gatishmërinë time! /Zeri