Detajet e Policisë për aksidentin në Pejë ku humbi jetën çiklisti

Kronika October 17, 2018 - 09:31
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Goditja nga vetura përderisa ishte duke lëvizur me biçikletë, ka qenë fatale për A.D 27-vjeçar në qytetin e Pejës.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:50 minuta në rrugën “Papa Klimenti”.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova ka thënë për Gazetën Insajderi se ngasësi i veturës, me urdhër të prokurorit ështa rrestuar.

Kurse, trupi i pajetë iu është dhënë familjarëve për ceremoni mortore.

“Mbrëmë rreth orës 22:50 minuta, policia është njoftuar për një aksident trafiku në Pejë. Në aksident kanë qenë të përfshirë një veturë dhe një biciklist. Si pasojë e aksidentit biciklisti ka pësuar me fatalitet. Vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor, në vendin e ngjarjes kanë dalur të gjitha njësitet relevante, dhe prokurori gjithsesi. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pra ngasësi i vetyurës dërgohet në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i lejohet familjarëve për ceremoni mortore”, ka thënë Rugova. 

Ditëve të fundit, aksidentet me fatalitet janë shtuar në gjithë vendin.