Prokuroria dhe Policia e Pejës koordinohen për luftimin e drogës, trafikimit njerëzor dhe korrupsionit

Kronika October 11, 2018 - 16:16
DETAJET

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Pejës, Agim Kurmehaj, ka mbajtur sot takime të ndara me udhëheqësit e tri njësiteve hetimore të Policisë se Kosovës, përkatësisht me Njësitin për hetimin e trafikimit  të drogës, qenieve njerëzore dhe atë të krimeve ekonomike dhe korrupsionit, transmeton zeri.info.

Gjatë këtyre takimeve me hetuesit policorë u bashkëbiseduar për rezultatet e deritanishme, për nivelin e krimit nën kompetencën territoriale të kësaj prokurorie dhe intensifikimin e veprimeve dhe mënyrave të bashkëpunimit duke ndërtuara strategji konkrete me qëllim të luftimit të kriminalitetit.

Inkurajohen të gjithë qytetarët të cilët kanë informata për kryesit e këtyre veprave penale që të njëjtit t’i raportojnë tek Policia e Kosovës, ose tek prokurorët kujdestar.

Takime të kësaj natyre do mbahen edhe pas dyjave për të vlerësuar dhe koordinuar për veprimet e mëtejshme për luftimin e këtyre dukurive negative që preokupojnë shoqërinë tonë./ZERI