Policia jep detajet e fundit për vdekjen në vendin e punës

Kronika October 07, 2018 - 13:02
DETAJET

Polici e Kosovës ka konfirmuar se dje në rrugën “Ahmet Krasniqi”, në Prishtinë një person ka rënë nga një objekt i ndërtimit me `rast ka marrë lëndime vdekjeprurëse, raporton “zëri.info”.

Sipas policisë rasti eshtë duke u hetuar.

LEXO EDHE: Përleshje me armë në Prishtinë, plagoset viktima

Njoftimi i plotë i policisë:

Rr. Ahmet Krasniqi, Prishtinë 06.10.2018-10:00. Viktima mashkull K/Shqiptar i cili ishte duke punuar në një objekt në ndërtim e sipër, ka rënë nga kati i shtatë dhe për pasojë ka pësuar lëndime vdekjeprurëse. Ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar  se viktima nuk ka shenja jete. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore  për obduksion. Rasti është duke u hetuar. /ZËRI