Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Kronika May 05, 2024 - 16:06

Një ngjarje e rëndë është raportuar ditën e sotme në Shkodër, ku dyshohet se nëna dhe tre fëmijët e saj, i kanë dhënë fund jetës duke u hedhur në lumin Buna, ende në motive të paqarta.

Deri më tani është gjetur vetëm trupi i vajzës 9-vjeçare, nga një peshkatar që ishte në lumë. Polumbarët dhe RENEA prej shumë orësh janë në kërkim të nënës Alma Arazi dhe dy fëmijëve të tjerë, vajzës 6-vjeçare dhe djalit 3-vjeçar.

Policia ka arrestuar bashkëshortin 31-vjeçarin Ergys Arazi, i cili më përpara kishte deklaruar për policinë se ka humbur kontaktet me familjen e tij. Motra e 39-vjeçares së zhdukur ka deklaruar në policia se Ergys Arazi ka ushtruar dhunë sistematike në familje.

Policia ka hedhur poshtë versionin e parë, në të cilën thuhej se 9-vjeçarja që u gjet e pajetë në lumin Buna kishte shenja dhune. Në një njoftim të dytë Policia e Shkodrës, deklaroi se ekspertiza mjeko ligjore nuk ka konstatuar shenja dhune tek vogëlushja.

31 vjeçari Ergys Arazi, i cili është arrestuar si shkaktar i vetëvrasjes së bashkëshortes dhe tre fëmijëve të tij, nuk e ka pranuar se ka dhunuar bashkëshorten e tij apo fëmijët. Ndërkohë gjatë ditës së djeshme, Arazi është parë në qendër të qytetit të Shkodrës, duke qëndruar nën shoqërinë e miqve në lokal, i pashqetësuar.