Përleshje me armë në Prishtinë, plagoset viktima

Kronika October 07, 2018 - 12:56
DETAJET

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë, ku pas një mosmarrëveshje mes dy personave janë përdorë edhe armët, e ku një person ka mbetur i plagosur, raporton “zëri.info”.

Sipas policisë i plagosuri ka marrë tretman mjekësor ndër i dyshuari për plagosje gjendet në arrati.

Njoftimi i plotë i policisë:

Rr. Haxhi Zeka, Prishtinë 06.10.2018-18:15.  I dyshuari mashkull K/Shqiptar pas një mosmarrëveshje, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull K/Shqiptar, duke e plagosur në këmbë. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe sipas personelit mjekësor, është jashtë rrezikut për jetë. Në vend të ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë. I dyshuari gjendet në arrati dhe njësitë policore janë duke hetuar rastin. /ZËRI