Ndërron jetë një person në Pejë

Kronika September 20, 2018 - 09:22
Lexoni më shumë detaje

Policia e Kosovës ka njoftuar se në vendin Gryka e Deçanit në Pejë gjatë ditës së djeshme viktima mashkull shqiptar gjersa ishte duke punuar në pyll, është lënduar dhe është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Pejës, raporton “Zeri.info”.

Si pasojë e lëndime të rënda trupore, viktima ka ndërruar jetë.

Vdekja është konstatuar nga ekipi mjekësor dhe trupi i pajetë është dërguar në autopsi.

Në koordinim me prokurorin pas intervistimit të dëshmitarëve dhe shikimit të vendit të ngjarjes janë gjetur elemente të veprës penale dhe një i dyshuar mashkull shqiptar është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, raporton zëri.info / Zëri