Policia jep detaje për 29-vjeçarin e vrarë në Istog
Kronika
September 16, 2018 - 16:52
Lexoni më shumë detaje
Dje rreth orës 15:05, në fshatin Dubravë të Istogut është gjetur i vrarë një 29-vjeçar.
“Më 14.09.2018 rreth orës 15:05 është informuar për një rast në fshatin Dubravë të Istogut. Me të dalë në vendin e ngjarjes është parë një person i shtrirë në tokë. Aty është ftuar edhe ekipi mjekësor që ka konstatuar se personi është pa shenja jete.”, ka thënë për Klan Kosova, zëdhënësi i Policisë së Pejës, Driton Rugova.
“Pas punës intensive edhe në bashkëpunim me prokurorin rasti cilësohet si ‘vrasje e rëndë’. Trupi i pajetë i viktimës është identifikuar nga familjarët dhe më pas është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore”.
“Lidhur me rastin janë duke u bërë hetime në disa pista, por që për këtë është ende herët të thuhet diçka”.