AKI-ja jep detaje për vrasjen pjesëtarit të saj

Kronika September 04, 2018 - 11:30
Lexoni më shumë detaje

Agjencia Kosovare e Inteligjencës (AKI), ka njoftuar zyrtarisht për vrasjen që ka ndodhur sot në ambientet e kësaj agjencie.

“Sot, më 04.09.2018, rreth orës 09:10, në objektin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ka ndodhur gjuajtje me armë zjarri, me ç’rast një zyrtar i sigurimit të brendshëm ka shtënë mbi një punonjës të bufesë. Viktima ka ndërruar jetë në QKUK”, ka thënë AKI në njoftimin për media, transmeton "Zeri.info".

Rasti, sipas AKI-së, nuk ka të bëjë me çështje që ndërlidhen me veprimtarinë e AKI-së.

Me hetimin e këtij rasti po merret prokurori kompetent.