Shtatë meshkuj rrihen mes vete si në filma

Kronika August 26, 2018 - 15:17
Policia jep detaje

Gjashtë persona janë arrestuar gjatë ditës së djeshme pasi që të njëjtit janë përfshirë në një rrahje, njofton policia e Kosovës, transmeton “Zëri.info”.

Sipas policisë gjashte prej tyre me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Policisë po ashtu njofton se disa nga ta kanë marrë tretman mjekësor për shkak të lëndimeve të marra.

Ngjarja ka ndodhur në Zubin Potok.

LEXO EDHE: Sulmon nënën dhe vëllain arrestohet i dyshuari

Njoftimi i plotë:

Zubin Potok (DN 746/513) 25.08.2018 – 01:30. Raportohet se shtatë meshkuj K/Serb janë përfshirë në një rrahje. Si pasojë disa prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Gjashtë të dyshuar janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt. /ZËRI