Zbulohen tjera detaje nga vrasja e 50-vjeçarës në Gjakovë

Kronika August 20, 2018 - 11:58
Lexo tjera detaje

Prokuroria themelore në Gjakovë ka njoftuar rreth vrasjes së gruas 50-vjeçarë në Gjakovë.

Ndër të tjera jepin detaje edhe si ka ndodhur kjo ngjaje, ku sipas tyre 50-vjecarja është qëlluar në gjoks në ballkonin e shtëpisë, ndërsa më pas është dërguar për në spitalin e qytetit nga fëmijët e saj, me ç’rast u konstatua vdekja e saj, përcjell “Zëri.Info”.

“Prokuroria Themelore e Gjakovës  njofton opinionin se sot rreth orës 00:15, ka ndodhur një rast vrasje, në rrugën ”Ali Ibra” P.N në Gjakovë, për momentin në rrethana të panjohura.

Viktima e rastit është një grua e moshës rreth 50 vjeçe, R. Sh.

Ngjarja ka ndodhur në ballkonin e shtëpisë së tashmë të ndjerës, ku viktima dyshohet që është qëlluar nga arma e zjarrit  me një të shtënë në gjoks, i cili ka qenë vdekjeprurës. Dyshohet që vrasjen e ka shkaktuar bashkëshorti i saj Xh. Sh, i cili për momentin është në arrati.

Viktima nga ana e fëmijëve të saj është dërguar në spitalin e qytetit të Gjakovës, ku nga ana e mjekëve është konstatuar vdekja e saj.

Në momentin kur ka ndodhur rasti në ballkonin e shtëpisë, kanë qenë vetëm viktima dhe bashkëshorti i saj. Trupi i pa jetë është dërguar për autopsy”, thuhet në njoftim./ZËRI