Aksident në Marinë të Skenderajt, lëndohen katër persona!

Kronika August 20, 2018 - 10:02
Lexo tjera detaje

Dje gjatë ditës ka ndodhur një aksident I rëndë në fshatin Marinë të komunës së Skenderajt, ku si pasojë janë lënduar katër persona, përcjell “Zëri.Info”.

Sipas Policisë së Kosovës i dyshuari derisa drejtonte makinën nga pakujdesia ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar jashtë rruge.

“Është raportuar se i dyshuari mashkull K/Shqiptar derisa drejtonte automjetin e tij, dyshohet nga pakujdesia ka humbur kontrollin  duke përfunduar jashtë rruge. Si pasoj lëndime trupore kanë pësuar katër persona të cilët janë dërguar në QKUK. për trajtim mjekësor”, thuhet në raport.