Katër të lënduar në aksident trafiku në Gllarevë

Kronika August 12, 2018 - 19:35
Lexo detajet

Katër persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident që ka ndodhur pasditen e sotme në magjistralen Prishtinë-Pejë.

Aksidenti i ndodhur në Gllarevë është konfirmuar edhe nga policia.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:10 dhe në të janë përfshirë pesë makina.

LEXO EDHE: Si i filmoi viktimat autori i masakrës dhe përse hetuesit nuk i kanë gjetur ende videot

Së fundi numri i aksidenteve me të vdekur dhe të lënduar ka shënuar rritje.

Nga janari deri në fund të korrikut të këtij viti, 67 persona kanë humbur jetën në aksidente rrugore.

Nisur nga kjo, Ministria e Punëve të Brendshme dhe policia e Kosovës thonë se kanë marrë masa me qëllim shtimin e sigurisë në trafik.