Haradinaj dënon vrasjen e dyfishtë në Gjakovë

Kronika August 08, 2018 - 17:42
Lexoni më shumë detaje

Kreu i ekzekutivit, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas vrasjes së dyfishtë që ndodhi në Brekoc të Gjakovës, vrasje kjo e cila tronditi tërë Kosovën, shkruan “Zeri.info”.

LEXO EDHE: Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, reagon ministri Tahiri

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, Haradinaj ka dënuar këtë vrase, duke thënë se përgjegjësit e këtij akti duhet të marrin përgjigjen e duhur nga drejtësia, përcjell më tutje “Zeri.info”.

Postimi i plotë i Haradinajt pa ndërhyrje:

Privimi i jetës së dikuj është veprimi më jo njerëzor dhe më i papranueshëm.

Si Kryeministër i vendit, e dënoj fuqishëm vrasjen e nënës dhe vajzës së saj në Brekoc të Gjakovës.

Përgjegjësit e këtij akti duhet të marrin përgjigjen e duhur nga drejtësia.

Kosova është një vend i barabart për të gjithë dhe veprime të tilla na godasin të gjithëve, pa dallim gjinie!