Ky është personi që vrau në Gjakovë bashkëshortën dhe vajzën 9-vjeçe

Kronika August 07, 2018 - 23:56
Lexo detajet

Një vrasje e rëndë ka ndodhur sonte në mbërmje në lagjen Brekoc të Gjakovës. Nga të shtënat me armë kanë mbetur të vdekura dy femra, nënë e bijë, 40, përkatësisht 9 vjeçe.

Policia e Gjakovës ka bërë të ditur se ka arrestuar dorasin, dhe siç mëson Gazeta Metro nga burime brenda policisë, vrasësi është Pjetër Nrecaj nga fshati Bitesh i Gjakovës.

Nrecaj sipas burimeve brenda policisë, ka shkuar në shtëpinë e ish’bashkëshortes së tij, dhe në koridor të shtëpisë në lagjen Brekoc të Gjakovës, ka shënë me kallashnikov në drejtim të ish’bashkëshortes dhe vajzës së tij, duke lënë të vdekura të dyja, nënë e bijë.

Deri më tani nuk dihen motivet e kësaj vrajse të rëndë.

Ndërsa, mësohet se ish’bashkëshortja e tij, po jetonte me familjen e saj, të cilën në Kosovë kishin ardhur për të jetuar nga Shqipëria, që nga paslufta.

Image