Ky është personi që vrau vëllain e vet në Lipjan - Kërkohet nga policia

Kronika July 20, 2018 - 13:48
Lexo detajet

Referuar rastit të vrasjes që ka ndodhur në fshatin Tërbovc –KK Lipjan, më datë 14/07/2018, ku një person (mashkull) M.G 54 vjeç, është vrarë nga arma e zjarrit, Drejtoria Rajonale e Policisë – Prishtinë me urdhëresë të Prokurorisë së shtetit, shpallë në kërkim personin e dyshuar;

EMRUSH (BAJRAM) GASHI (1960)

Të gjithë ata që kanë informacione lidhur me vendndodhjen apo çfarëdo informacioni tjetër që lidhet me rastin ta njoftojnë policinë në numrat 192 si dhe 044-506- 091.

Image