Mbytet një 70-vjeçar tek Shkëmbi i Kavajës

Kronika July 19, 2018 - 14:39
Detajet

Një 70-vjeçar është mbytur tek Shkëmbi i Kavajës. Trupi është gjetur para pak minutash në breg nga pushuesit. Nuk dihet identiteti i tij. 

Ambulanca ka shkuar në vendin e ngjarjes, por ndihma ka qenë e kotë sepse burri kishte ndërruar jetë.

LEXO EDHE: Flet familja e 26- vjeçarit nga Deçani që vdiq me vajzën në aksident në Gjermani

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbulimin e shkaqeve të vdekjes dhe identitetin e viktimës së fundit në det.