Gjendet një mjet i rrezikshëm në Rajonin e Gjakovës

Kronika July 19, 2018 - 12:11
Detajet

Në fshatin Qafë Prush të Komunës së Gjakovës është gjendur një mjet i pashpërthyer, njofton policia e Kosovës, transmeton “Zëri.info”.

Sipas policisë lajmërimin e rastit e ka bërë një mashkull dhe me intervenimin e njësitet për dominim të FSK-së është bërë tërheqja e mjetit pa incident.

LEXO EDHE: Gjenden disa eshtra mortore në Runik

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Fshati Qafë Prush, Gjakovë 18.07.2018-10:59. Një mashkull K/Shqiptar ka informuar se kishte vërejtur një mjet të pashpërthyer. Njësitë policore kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ndërsa njësiti i FSK-së ka bërë tërheqjen e mjetit pa ndonjë incident. /ZËRI