Gjenden disa eshtra mortore në Runik

Kronika July 19, 2018 - 11:59
Detajet

Policia e Kosovës njofton se në fshatin Runik të Komunës së Skenderajt janë gjendur disa mjete mortore e që sipas policisë dyshohen të jenë eshtra të njeriut, transmeton “Zëri.info”.

Policia njofton se në atë pjesë janë ndalë punimet deri të bëhet ekzaminimi i tërësishëm i vendit të ngjarjes.

LEXO EDHE: Tentim vjedhje në sheshin “Zahir Pajaziti”

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Fshati Runik, Skenderaj 18.07.2018-20:15. Është raportuar se gjatë kryerjes së disa punimeve janë gjetur disa mbetje mortore që dyshohet të jenë eshtra të njeriut. Janë njoftuar njësitë relevante të policisë, punimet janë ndërprerë në atë lokacion, derisa të kryhet ekzaminim i tërësishëm i vendit të ngjarjes. /ZËRI