Tentim vjedhje në sheshin “Zahir Pajaziti”

Kronika July 19, 2018 - 11:11
Detajet

Policia e Kosovës njofton se gjatë ditës së djeshme është arrestuar një i dyshuar mashkull pasi që i njëjti është kapur duke tentuar të vjedh në çantën e një femre malazeze, transmeton “Zëri.info”.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

LEXO EDHE: Plagoset rëndë një person në Prishtinë

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Sheshi ‘Zahir Pajaziti’, Prishtinë 18.07.2018 – 13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti është kapur në flagrancë duke vjedhur nga çanta e viktimës femër shtetase e Malit të Zi. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /ZËRI