Plagoset rëndë një person në Prishtinë

Kronika July 19, 2018 - 11:07
Detajet

Policia e Kosovës (PK) njofton se në rrugën “Dervish Rozhaja”, në Prishtinë një i dyshuar ka plagosur me armë zjarri viktimën duke i shkaktuar kështu lëndime trupore, transmeton “Zëri.info”.

Sipas policisë i dyshuari është në arrati teksa viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

LEXO EDHE: Të dyshuar për vrasje dhe rrëmbim – Kush janë dy malazezët e arrestuar dje në Prishtinë?

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Rr. “Dervish Rozhaja”, Prishtinë 18.07.2018 – 10:30. Pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull K/Shqiptar ka plagosur me armë zjarri viktimën mashkull K/Shqiptar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa njësitë policore janë në kërkim të personit të dyshuar, i cili gjendet në arrati. /ZERI