Policia e Kosovës në Prishtinë arreston shtetas të huaj (VIDEO)

Kronika July 18, 2018 - 20:09
Lexoni më shumë detaje

Policia e Kosovës në një aksion në lagjen Kalabria të Prishtinës ka arrestuar disa persona.

Kjo është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha ka bërë të ditur se po arrestohen disa persona të dyshuar për vrasje, në kërkim ndërkombëtar.

“Policia e Kosovës është duke realizuar një operacion policor në Prishtinë,  i cili operacion ka për qëllim identifikimin dhe arrestimin e disa personave të dyshuar për vrasje, e që janë shtetas të huaj në kërkim  ndërkombëtar”, ka thënë Hoxha për lajmi.net.

“Njësitet kompetente dhe ato speciale në koordinim dhe bashkërendim janë ende duke zhvilluar operacionin dhe për detaje do te njoftoheni me kohë pas përfundimit të operacionit”, tha Hoxha.

Më poshtë shihni pamjet: