37-vjeçari që u arrestua 10 herë për dhunë ndaj gruas

Kronika July 14, 2018 - 20:18
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Një 37-vjeçar ja ka dalë të mos bëjë burg dhe të arrijë të mashtrojë 10 herë rresht, gruan e tij dhe drejtësinë.

Z.Xhafa nga Bulqiza u arrestua në flagrancë nga forcat e policisë pasi në banesë kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, 33-vjeçares, B.Xhafa, nënë e tre fëmijëve të vegjël.

37-vjeçari është arrestuar të paktën edhe nëntë herë të tjera për dhunë në familje. Por ai ja ka dalë të marrë masë sigurimi personal vetëm “detyrim paraqitje”, siç raporton panorama, – për shkak se në seancat gjyqësore ka deklaruar pendesë.

Konsumimi i alkoolit dhe varfëria e skajshme janë shkaqet pse burri i nxirrte të gjithë “dufin” nënës së fëmijëve të tij./insajderi