Kronika

Aktakuzë ndaj Tomë Gashit rreth rastit 'Toka'

Aktakuzë ndaj Tomë Gashit rreth rastit 'Toka'
11 korrik 2018 • 17 : 56

Mësoni më shumë detaje

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur një aktakuzë ndaj avokatit Tomë Gashi.

Sipas burimeve të Kallxo.com brenda Prokurorisë Themelore në Prishtinë, mësohet se aktakuza ndaj avokatit Gashi është ngritur për shkak të dyshimeve për shkelje së fshehtësisë së procedurës dhe mospërfillje të gjykatës.

Sipas aktakuzës avokati Tomë Gashi ka zbuluar konfidencialitetin duke zbuluar identitetin e një personi të mbrojtur në rastin e njohur si “Toka“, duke përmendur emrin e tij para mediave ndonëse gjykatësi i rastit seancën e kishte mbyllur për mediat dhe publikun.

KALLXO.com ka kontaktuar edhe me avokatin Tomë Gashi i cili nuk ka dhënë koment në lidhje me këtë çështje.

KALLXO.com ka provuar ta kontaktojë edhe Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka, por nuk ka mundur të vijë në kontakt me të për një koment të menjëhershëm.

© zëri.info