Zbardhet vrasja e kosovarit: Nuk e vrau për nder por për paratë

Kronika July 11, 2018 - 09:34
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Këtë vrasje me gjakftohtësi ky kriminel e ka bërë për motive të ulëta të parave që nuk i ka kthyer kurrë.

Paratë që ka marrë për vite me radhë në besë për t`i ruajtur e që nuk janë pak por me qindra mijëra franga", -kanë thënë për familjarët e të ndjerit, shkruan albinfo.ch.

Dënimi me 15 vjet burg i 61-vjeçarit nga Kosova i cili qëlloi para dy vjetësh kushëririn e tij në rrugën Webergasse në St.Gallen nuk e ka kënaqur familjen e viktimës, Haki Spahiu.

Familja Spahiu nga Gjilani janë shprehur të zhgënjyer me drejtësinë zvicerane lidhur me këtë rast.

Anëtarët e familjes kanë thënë se janë të befasuar me dënimin e ulët që i është dhënë dorasit.

"Kjo të le me kuptuar se si ka ecur ky proces gjyqësor, ku asnjë deklaratë dhe akuzë e familjes tonë nuk është përfshirë në aktakuzë, këtë vrasje me gjakftohtësi ky kriminel e ka bërë për motive të ulëta të parave që nuk i ka kthyer kurrë.

Paratë që ka marrë për vite me radhë në besë për t`i ruajtur e që nuk janë pak por me qindra mijëra franga", kanë thënë për familjarët e të ndjerit.