Varrosen pesë anëtarët e familjes Sadikaj

Kronika July 10, 2018 - 21:13
Lexo detajet

Në Sopi të Suharekës sot u mbajt ceremonia e varrimit të pesë anëtarëve të familjes Sadikaj që pësuan në aksident trafiku para dy ditëve.

Shumë qytetarë zbarkuan tek varrezat e këtij fshati për t’i dhënë lamtumirën e fundit kësaj familjeje, njofton Klan Kosova.

Fjalën në emër të familjes e mori një përfaqësues i fshatit i cili tha se ata asnjëherë nuk do të harrohen derisa kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, pati një porosi për mërgimtarët.

Për këtë rast tragjik në komunën e Suharekës sot ishte ditë zie.