Gjendet një person i vdekur në oborrin e tij, policia jep detaje

Kronika July 01, 2018 - 12:53
Detajet

Policia e Kosovës njofton se në Klinë një person është gjendur i vdekur në oborrin e shtëpisë së tij, transmeton “Zëri.info”.

Sipas policisë në vendin e ngjarjes kanë dal edhe njësitet përkatëse policore, teksa nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës.

LEXO EDHE: Ngjarje e rëndë në Gllogovc, viktimën e gjuajnë me armë në shtëpi

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Klinë 30.06.2018-05:15. Raportohet se në oborrin e shtëpisë se tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull K-Shqiptar. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse policore ,ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër te prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet ne IML për obduksion. /ZËRI