Ngjarje e rëndë në Gllogoc, viktimën e gjuajnë me armë në shtëpi

Kronika July 01, 2018 - 12:46
Detajet

Policia e Kosovës njofton se një ankues mashkull ka raportuar në polici se dy të dyshuar meshkuj kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së tij, për shkaqe të panjohura, transmeton “Zëri.info”.

Sipas policisë, njësitet policore nuk kanë gjetur asgjë të dyshuar mirëpo rasti vazhdon të hetohet.

LEXO EDHE: Demolohet një xhami në Lipjan

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Godanc ,Gllogoc 29.06.2018-21:47. Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptar  për shkaqe te panjohura kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të dritares së shtëpisë së tij .Në vendin e ngjarjes  dal Njësiti policor mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshuar, përderisa rasti është duke u hetuar. /ZËRI