Demolohet një xhami në Lipjan

Kronika July 01, 2018 - 12:41
Detajet

Policia e Kosovës njofton se në fshatin Llugaxhi të Komunës së Lipjanit disa persona të panjohur kanë demoluar dhe kanë dëmtuar një xhami, transmeton “Zëri.info”.

Sipas policisë për rastin është njoftuar edhe prokurori ndërsa nuk raportohet për arrestime.

LEXO EDHE: Kosova tronditet nga ngjarjet kriminale

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Fsh. Llugaxhi, Lipjan 30.06.2018-05:20. Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se te dyshuar te panjohur kanë demoluar dhe dëmtuar një Xhami të fshatit.   Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. ZËRI