Zharku: Ishalla Kosova e ka vetëm problemin tim për liberalizimin e vizave

Kronika June 13, 2018 - 13:38

Ish-kreu i Kacanikut e quan qesharake deklarat e disa analistëve se kthimi i tij mund të ketë efekt negativ sa i përket liberalizimit të vizave.

Ai thotë se vjen nga një shtet i Bashkimit Evropian dhe ka udhëtuar në shumë vende të tjera të Evropër pa asnjë problem dhe s’ka asnjë mundësi që çështja e vizave të lidhet me mos vuajtjen e dënimit të tij dhe kthimit në Kosovë, shkruan Gazeta "Zëri".

“E dëgjova nga dikush që e tha në një debat, kjo është shumë qesharake. Kosova nëse ka ngel vetëm në çështjen time për liberalizimin e vizave u them atyre, po e them bash kështu shqip torollakëve që merren me këtë çështje se unë vij nga një shtet i Bashkimit Evropian këtu. Kam qenë në Suedi dhe kam udhëtuar gjithandej Evropës dhe askush s’ më ka ndal, këta janë njerëz të cilët duan me manipuluar opinionin me këto budallallëqe. Ishalla Kosova e ka vetëm problemin tim e nuk ka më shumë probleme për liberalizimin e vizave, atëherë ju them se jemi në rrugë të mirë”, është shprehur Zharku./ZËRI