Lirohet serbi i cili u arrestua sot për krime lufte

Kronika May 28, 2018 - 20:26
Detajet

Serbi i cili u arrestua sot në fshatin Pjetërq të Klinës Radiotelevizioni i Serbisë raporton se është liruar nga paraburgimi.

Sot Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se serbi L.B (1965) u arrestua i cili dyshohet se ka qenë pjesëmarrës në masakrën serbe mbi shqiptarët më 1999.

LEXO EDHE:Një serb i arrestuar në Pjetërq nën dyshimin për masakrën e vitit 1999

Shqiptarët kanë protestuar kundër këtij veprimi të serbëve, duke e cilësuar ardhjen dhe pelegrinazhin e tyre në rrënojat e kishës së ngritur në kohën e masave okupuese dhe të dhunës së regjimit të Millosheviqit.